Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është kërcënuar ditë më parë dhe pranë shtëpisë së tij qëndruan zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Bahtiri së fundmi i ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë, pas kërcenimeve që ka marrë për disa ditë radhazi.

Kryetari tutje tha se kërcënimet nuk e kanë frikësuar, megjithatë u shpreh se këto raste është obligim të raportohen dhe organet e rendit të merren me ta.

Mijëra mesazhe pëkrahëse nga ta, për mua janë motivim shtesë në misionin tim për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës.
Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta. Pavarësisht kërcenimeve dhe çfardo pengese tjetër, nuk do të ndalem apo zmbrasem me asnjë çmim në punën time si kryetar komune“, shkroi Bahtiri./21Media