Bahtiri me kërkesë urgjente për ministrin Vitia

Bahtiri me kërkesë urgjente për ministrin Vitia

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar që edhe komuna e Mitrovicës të futet në Mitrovicë. Në një shkrim në Facebook, ai ka kërkuar urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetisë, Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës.

“Nga 11 raste prej Mitrovicës që janë derguan dje për testim nga koronavirusi COVID-19, fatmirësisht të gjitha kanë rezultuar negativ. Pas Vushtrrisë, Zveçanit, komunës veriore të Mitrovicës, nga dje Mitrovica jugut kufizohet edhe me e Skenderajn si të komunë ku janë evidentuar raste me COVID-19. Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës.”, thuhet në shkrimin e Bahtirit.

Në fund, Bahtiri ka kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës t’i zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik./21Media