Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri u shpreh se komuna në bashkëunim me BIK-un në Mitrovicë, janë të gatshëm për ta bërë organizmin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në shesh.

Për ta lejuar këtë Bahtiri është drejtuar me kërkesë Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

“Pra, na si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues.
Të dashur qytetarë të Mitrovicës, mendoj se kjo është edhe kërkesë e juaja dhe shpresoj të shqyrtohet seriozisht nga BIK-u.”, shkroi Bahtiri në Facebook.

Kjo kërkesë e të parit të Mitrovicës vjen pas vendimit të Myftiut Tërnava për mos faljen e namazit të Kurban Bajramit në xhami për shkak të pandemisë së koronavirusit./21Media