Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur kundër vendosjes së ndalim qarkullimit të personave fizik në Mitrovicë nga ora 21:00.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që mos ta marrë vendim për vendosjen e kësaj mase, sepse situata me COVID-19 nuk mund të menaxhohet me këtë masë.”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai tutje ka thënë këto kufizime nuk mund të aplikohen pa pëlqimin e Bahtirit si kryetar komune.

“Unë i respektoj rekomandimet e IKShP-së kurdo që ato janë zyrtare, mirëpo kufizime të tilla për qytetarët e Mitrovicës nuk mund të merren pa u konsultuar me mua si kryetar komune. Çdo kryetar komune e njeh situatën në të cilën ndodhen qytetarët e tij, dhe kryetari duhet ta jep pëlqimin përfundimtar.”, ka përfunduar Bahtiri./21Media

Pohimet se Qeveria do të vendos ndalimin e qarkullimit të personave fizik nga ora 21:00 në Mitrovicë, janë shqetësuese…

Gepostet von Agim Bahtiri am Montag, 13. Juli 2020