Reperi i mirënjohur, Mozzik sot filloi turneun e tij në disa qytete të Kosovës, përfshirë këtu edhe Mitrovicën, ku u prit nga një numër i madh i fansash. Për tubimin e tij në Mitrovicë ka reaguar i pari i komunës, Agim Bahtiri, i cili në një shkrim në Facebook deklaroi se lejen ia ka dhënë Qeveria pa e pyetur fare komunën. Sipas tij, me këtë rast janë shkelur të gjitha udhëzimet e dhëna nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit COVID-19.

“Tubimit të organizuar nga këngëtari Gramoz Aliu në Mitrovicë i është dhënë leje nga Qeveria e Kosovës pa e pyetur fare komunën dhe pa një dakordim të përbashkët. Më këtë rast janë shkelur të gjitha udhëzimet e dhëna nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit COVID-19. Kjo Qeveri me çdo veprim të saj po tregon që është e papërgjegjshme dhe nuk i shërben jetës së qytetarëve të Kosovës. Inspektorët komunal me vetmohim po e kryejnë punën e tyre çdo ditë, në bashkëpunim të plotë edhe me stacionin policor ne Mitrovicë, po leje të tilla të dhëna nga niveli qendror tregojnë se kjo Qeveri mbron vetëm interesa grupore dhe nuk janë të interesuar për bashkëpunim ndër-institucional në të mirë të të gjithë qytetarëve.Nga e hëna komuna e Mitrovicës do të ndërmerr veprime të reja në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, por tash do ta marrim vet përsipër mbrojtjen nga COVID-19, sepse ata që e vodhën pushtetin qendror vetëm dëme me efekte të pariparueshme po shkaktojnë. Kam respekt për gjithë këngëtarët, por veprimi i sotëm është i papranueshëm dhe i dëmshëm”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Tubimit të organizuar nga këngëtari Gramoz Aliu në Mitrovicë i është dhënë leje nga Qeveria e Kosovës pa e pyetur fare…

Posted by Agim Bahtiri on Saturday, August 8, 2020

Për ta promovuar albumin reperi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia./21Media