Bahtiri tha se vizita e Kurtit e Osmanit në Mitrovicë shkoi sipas planifikimeve

 

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri sonte deklaroi se vizita e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë shkoi sipas planifikimeve.

Bahtiri përmes një shkrimi në facebook theksoi se “strukturave kriminale serbe atje, nuk iu shkoj për shtati kjo vizitë, por që përveç disa brohorimave nga distanca nuk arritën të bëjnë diçka më shumë.”.

“Me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani vizitat i vazhduam tek liqeni artificial, për t’i përfunduar me një tubim madhështor në lagjen Iliria, nga ku morëm mbështetjen të madhe që e ka marrë një parti në Kosovën e pasluftës. E kuptueshme, se kjo mbështetje mbarë popullore nuk iu ka pëlqyer atyre që e terrorizuan qytetin deri në ardhjen time si kryetar komune, me ç’rast disa mbetje të tyre përmes një individi tentuan t’ia humbin madhështinë tubimit, por që këtë nuk e arritën e as nuk do ta arritin asnjëherë në Mitrovicë sa të jem unë kryetar komune.
Pra, të gjitha tubimet përfunduan me sukses të plotë.”, shkroi Bahtiri në facebook.

Ndryshe, në disa media sot u raportua se vizita e Kurtit dhe Osmanit në Mitrovicë u ndërpre nga një grup i qytetarëve serbë. Ndërsa, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu bëri të ditur se vizita e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicë sot u realizua plotësisht. Ndërkaq, PDK përmes një komunikate deklaroi se Kurti dhe Osmani e turpëruan Kosovën./21Media

Back to top button