Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që t’ua ndalojë të gjitha drejtorive komunale shpenzimet për dreka dhe darka zyrtare, sipas tij me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve.

Ky vendim është marr sot gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, në të cilën u shqyrtuan çështje të ndryshme nga fushëveprimi i Bordit, që janë me interes për qytetarët e Mitrovicës.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, shpalosi gjendjen aktuale me virusin COVID-19 në Mitrovicë, ku potencoi se deri më tani janë gjithsej 72 raste aktive pozitive me këtë virus, dhe 28 të shëruar, si dhe në bashkëpunim me drejtorinë për Mirëqenie Sociale këtyre rasteve u kanë dalë në ndihmë përmes pakove ushqimore dhe atyre mjekësore./21Media