Bajoku e Pireva kaluan në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

 

Dy boksierët kosovarë, Shpëtim Bajoku dhe Besart Prieva kaluan në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik, pasi që të dy shënuan fitore në çerekfinale, në kategoritë e tyre përkatëse.

Bajoku, i cili bokson në kategorinë 64 kilogramë, arriti që në çerekfinale ta mposhtë boksierin kroat Filip Poturoviq, pasi që në të tre raundet u tregua bindshëm më i mirë. Bajoku siguroi medalje në kategorinë e tij dhe përballjen tjetër e ka më 8 maj.

Në anën tjetër, boksieri Besart Pireva në kategorinë 81 kilogramë e pati kundërshtar shqiptarin Arjan Kajoshi, i cili njëkohësisht është njëri prej boksierëve më të mirë të Shqipërisë. Gjatë tre raundeve, Pireva ishte më dominues se Kajoshi dhe me rezultat unanim iu dha fitorja boksierit kosovar.

Po ashtu edhe Pireva siguroi medalje sot, ndërsa meçin e radhës, siç njoftoi Federata e Boksit të Kosovës, do ta zhvillojë me datën 8 maj.

Back to top button