Bajraktari: Gjuha fyese dhe pol*rizuese tejkalon lirinë e shprehjes

Avokati Ardian Bajraktari në emisionin “Click” të RTV21, duke folur për “përplasjen” mes Përparim Ramës dhe Dejona Mihalit, kritikoi gjuhën e përdorur në diskursin siç e quajti polarizues.
Sipas tij, një qasje e tillë me tone fyese dhe nënçmuese përbën tejkalim të kufijve të lirisë së shprehjes dhe mund të çojë drejt dhunës.
“Kjo qasje, gjuhë, diskurs kaq polarizues edhe për më tepër me tone kaq të tilla fyese, nënçmuese dhe ofenduese, natyrisht që është tejkalim apsolut i limiteve të lirisë të shprehjes dhe kjo çonë drejt dhunës”, tha ai./RTV21/21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?