Bajraktari: Haxhiu nuk do të ketë kufizime si ushtruese e detyrës së presidentes

Avokati, Ardian Bajraktari, tha se pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani ushtruese e detyrës së presidentes do të jetë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Në një bisedë për RTV21, avokati Bajraktari tha se kryeparlamentarja Haxhiu nuk do të ketë kufizim të kompetencave të saj në vendimmarrje gjatë ushtrimit të mandatit 6 mujor si ushtruese e detyrës së presidentes.

“Sipas Kushtetutës dhe interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011, zonja Haxhiu nuk ka asnjë kufizim sa i përket ushtrimit të detyrave dhe kompetencave të presidentit për aq kohë sa do të jetë ushtruese e detyrës. Madje, sipas këtij interpretimi, ajo nuk e ka obligim as të japë dorëheqje nga funksionet partiake.”, tha ai./RTV21

Back to top button