Bajrami akuzon VV-në se e ka lënë Kosovën pa liberalizim të vizave

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka lënë vendin pa liberalizim të vizave. Bajrami tha protestat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe gazi lotsjellës në vitet 2015-2016 i kanë lënë qytetarët pa lëvizje të lirë në Evropë.

“Nuk pajtohem me gjitha konstatimet e tij, nuk është që LVV nuk ka pasur ndikim në zhvillimet e 15-20 vjetët e fundit. Ju rikujtoj, vetëm nëntor 2015, atë kohë isha pjesë e qeverisë, ministre e MTI derisa punoja ditë e natë për tërheqje të investimeve të huaja dhe përmirësimin e biznesit, protestat e organizuara nga LVV ju e dini kanë thyer 12 vetura dhe krejt xhamat e objekteve. Ju e dini jeni deputet të gazit-lotsjellës, ju jeni partia që e keni lënë vendin pa liberalizim të vizave”, tha ajo.

Këtë koment Bajrami e bër si kundërpërgjigje ndaj deputetit të VV-së, Fitim Uka i cili kritikoi qeveritë e kaluara./21Media 

Back to top button