Bajrami: Është rritur çmimi i produktetve që blejmë çdo ditë e jo atyre që blejmë më rrallë
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se çmimet e produkteve bazë janë rritur, jo i atyre që blejmë më rrallë.
”A e dini se cilat cmimet janë ngritë më shumë, buka, vaji, sheqeri, produktet e qumshtit, produktet e mishit drurët e zjarrit, karburantet këto janë produktet, sipas një raportit të UNDP në vitin 2020 një familje i shpenzonte 35% të ardhurave të saj për me mbush konsumin bazë, sipas raportit të UNDP në vitin 2023 një familje mesatre i spenzon 60% të saj për me i mbulu nevojat, sepse neve na është rrit çmimi i produktetve që blejmë çdo ditë e jo atyre që blejmë më rrallë”, tha Bajrami.