Bajrami: Gjysmën e kabintetit të ministrave i ke nën hetime
(Lajm i përditësuar)
Bajrami: Gjysmën e kabintetit të ministrave i ke nën hetime
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti ka dështuar në çdo aspekt. Bajrami me theks të veçantë përmendi sistemin e drejtësisë, për çka tha se gjysma e ministrave janë nën hetime.
”Gjysmen e kabintetit të ministrave i ke nën hetime, i ke njerëzt që i mbrojnë njerëzt me aktakuza, neve edhe sot e kësaj dite Martin Berishaj, i cili e ka të konfirmume që ka tërhek para na përfaqëson si ambasador i Kosovës në Kroaci, ka dështuar në çdo aspket. Saherë që ka dashtë me shpërqendru vëmendjen është marrë me Veriun, nuk e ka pas asnjë sukses në veri”, tha Bajrami.
Bajrami: Njerëzit në Agjenicinë e Privatizimit janë njerëz që i ka dërgu Qeveria
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti ka premtuar mbylljen e Agjencisë së Privatizimit, por nuk e mbylli për shumë arsye.
”Kanë ardhë me premtimin me e mbyll Agjencinë e Privatizimit, a e kanë mbyll, jo. Sot Prokuroria flen në Agjencinë e Privatizimit për shkak të krimve të menaxhmentit të tyre, për shkak të kontratave të negocime dhe për shkak të shumë gjëra. Njerëzt në Agjenicinë e Privatimzimit janë njerëz që i ka dërgu Qeveria”, tha Bajrami.
Bajrami: Kriza ekonomike nuk e ka prek Kurtin ka mundësi që nuk i di as çmimet në markete
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti përmes inflacionit ka varfëraur qytetarët e Kosovës.
”Kurti dhe Qeveria e tij edhe në kurrizë të inflacionit kanë varëruar xhepat e qytetarëve, inflacionit edhe sipas ekonomistve dhe nobelistëve është mënyra më e lehtë për me marrë paren e qytetarëve dhe me dërgu në arkën e buxhetit të shtetit, këto mjete nuk i ka kthy në sherbime se ka përmbush asnjë zotim”, tha Bajrami.
Ajo tutje ka shtuar se ”Krizen ekonomike nuk e ka ndje Albin Kurti e as Hekuran Murati krizen e ka ndje qytetarët, kriza nuk e ka prek atë, ai është në xhipin e zi dhe ka mundësi që nuk i di as çmimet në markete”.
Bajrami: Qeveria Kurti nuk tregon fakte kur thotë se është numri më i madh i të punësuarve gjatë këtij mandati
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria aktuale nuk i referohet as Agjencisë së Stastikave të Kosovës kur flet për të dhënat sa i përket të punësuarëve gjatë mandatit të saj.
”Këta nuk tregojnë shifra, nuk tregojnë se prej nga i kanë marrë të dhënat kur thojnë se është numri më i madh i të punësuarve gjatë mandatit të tyre, nuk kanë referenca nuk ka fakte, nuk i referohen as Agjencisë së Stastikave të Kosovës e cila operon në kuadër të zyrës së kryeministrit”, tha Bajrami.
Bajrami: Është rritur çmimi i produktetve që blejmë çdo ditë e jo atyre që blejmë më rrallë
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se çmimet e produkteve bazë janë rritur, jo i atyre që blejmë më rrallë.
”A e dini se cilat cmimet janë ngritë më shumë, buka, vaji, sheqeri, produktet e qumshtit, produktet e mishit drurët e zjarrit, karburantet këto janë produktet, sipas një raportit të UNDP në vitin 2020 një familje i shpenzonte 35% të ardhurave të saj për me mbush konsumin bazë, sipas raportit të UNDP në vitin 2023 një familje mesatre i spenzon 60% të saj për me i mbulu nevojat, sepse neve na është rrit çmimi i produktetve që blejmë çdo ditë e jo atyre që blejmë më rrallë”, tha Bajrami.
Bajrami ia shfaq pushtetit të vërtetat për buxhetin me statistika: Deri më sot asnjëherë buxheti deri në 3 milardë euro nuk është realizuar
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria aktuale asnjëherë nuk e ka realizuar buxhetin deri në 3 miliardë.
”Deri më sot asnjëherë buxhetin deri në 3 milardë euro nuk e ke realizu, ma e shumta që e ke realizu është vitin 2023, 2 milardë e 925 milionë, shifrat e ministrisë së financave për vitin që jemi tani deri më 1 shtator edhe pse është planifiku me 3 .3 milardë të shpenzume janë 1.8 milardë”, tha Barajmi.
Bajrami: Kurti e krahason buxhetin e vitit 2025 me vitin 2000, krahasime të tilla janë ofendim
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kryeministri, Albin Kurti ka krahasur buxhetin e vitit 2025 me vitin 2000.
”Në çfarë gjendje kemi qenë në vitin 2000, kemi qenë vend i varun krejt komplet prej donacioneve, a kanë jetu këta njerëz në Kosovë, në një dekade shqiptarët e Kosovës kanë qenë të përjashtuar prej punës, janë mbyllur fabrikat s’ka pas kush me punu”, tha Bajrami ndër tjera.
Bajrami tutje ka shtuar se krahasime të tilla janë ”ofendim për qytetarët”.
Bajrami: Nagavci duhet të jep dorëheqje, ka dështuar në çdo aspekt
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka komentuar doracakun për lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’, për çka tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dashtë të jap dorëheqje.
”Nagavci është dashur kohë më parë të shkojë në shtëpi ka dështuar në secilin aspekt në nritjen e edukimit dhe në rolin e saj si ministre, kam pritur që ajo ose të jap dorëheqje vet nese nuk e ka parë dokumentin, në shenje të kërkim faljes është dashtë të jap dorëheqje, ose Kurti ta shkakrojë, këta nuk e kanë hallin e arsimit”, tha Nagavci.
Ajo tutje ka shtuar se Kurtin dhe Nagavcin do ta ”ndëshkojnë qytetarët në zgjedhje”.