Bajrami informoi për pagesat që ka kryer sot Ministria e Financave

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami infrmoi për pagesat që ka kryer sot ministria që ajo e drejton.

Bajrami në facebook shkroi se në kuadër të masës 8, janë kryer pagesa per 826 përfitues, prej të cilëve 782 përfitues kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë (2*130), kurse 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë (3*130), me shume totale 220,480.

“Masa 3a: Pagesa për 288 biznese përfituese, me shumë totale 1,350,546.63. Masa 14: Pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 persona marrin një pagesë, kurse 545 persona marrin dy pagesa përnjëherë, në vlerë prej 1,990,690.”, shkroi Bajrami në llogarinë e saj në facebook./21Media

Back to top button