Bajrami-Kurtit: Mos ik, eja në debat
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është shprehur se është gënjeshtër që ndërmarrjet publike qendrore kanë operuar me humbje para se të vinte kryeministri, Albin Kurti në pushtet.
Përmes një videos të publikuar në Facebook, Bajrami ka sfiduar me debat Kurtin, duke e demantuar për këtë deklaratë që ky i fundit bëri në një tubim në Podujevë.
“…Konkretisht, [Kurti] paska përmend vitet 2016-2019, dhe paska thënë që humbja akumulative e këtyre ndërmarrjeve paska qenë 59 milionë euro. Ndërkohë, sipas tij, pas ardhjes së LVV-së në pushtet, në vitet 2021-2023, këto 17 ndërmarrje publike qendrore paskan gjeneruar fitim prej 139 milionë euro. Sinqerisht, nuk e di se si kryeministri në ikje jep deklarata dhe shifra të tilla kur e di që ne jemi këndej pari dhe i lexojmë raportet”, u shpreh Bajrami.