Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se pas mocionit kanë kërkuar nga LDK-ja që t’i lirojnë pozitat e ministrave, mirëpo bëri të ditur se një gjë e tillë nuk iu është lejuar nga kryetari i partisë, Isa Mustafa.

“Për ne si ministra të LDK-së kjo periudhë sidomos pas mocionit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë para së gjithash ju e dini të gjithë publikisht se ne në momentin kur ka ra Qeveria të gjithë si ministra kemi kërkuar nga partia që të lirojmë këto pozitat, mirëpo na u është kërkuar nga kryetari i partisë Isa Mustafa që ne në kohë pandemie të vazhdojmë punën aty ku të jemi dhe të mos bëjmë politikë…”, ka thënë ndër të tjera Bajrami./21Media

#HykmeteBajrami- Na është kërkuar nga Isa Mustafa që në këtë kohë pandemie të vazhdojmë punën, mos të bëjmë politikë

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 13. Mai 2020