Bajrami: Njerëzit në Agjencinë e Privatizimit janë njerëz që i ka dërgu Qeveria
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se Qeveria Kurti ka premtuar mbylljen e Agjencisë së Privatizimit, por nuk e mbylli për shumë arsye.
”Kanë ardhë me premtimin me e mbyll Agjencinë e Privatizimit, a e kanë mbyll, jo. Sot Prokuroria flen në Agjencinë e Privatizimit për shkak të krimve të menaxhmentit të tyre, për shkak të kontratave të negocime dhe për shkak të shumë gjëra. Njerëzt në Agjenicinë e Privatimzimit janë njerëz që i ka dërgu Qeveria”, tha Bajrami.