Bajrami: Qeveria Kurti nuk tregon fakte kur thotë se është numri më i madh i të punësuarve gjatë këtij mandati

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 ka thënë se Qeveria aktuale nuk i referohet as Agjencisë së Stastikave të Kosovës kur flet për të dhënat sa i përket të punësuarëve gjatë mandatit të saj.

”Këta nuk tregojnë shifra, nuk tregojnë se prej nga i kanë marrë të dhënat kur thojnë se është numri më i madh i të punësuarve gjatë mandatit të tyre, nuk kanë referenca  nuk ka fakte, nuk i referohen as Agjencisë së Stastikave të Kosovës e cila operon në kuadër të zyrës së kryeministrit”, tha Bajrami.

Back to top button