Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se sot e nesër do të kryhen pagesat për bizneset. Këtë ajo e bëri të ditur sot në një konferencë për media.

“Për shkak të gabimeve të shumta gjatë aplikimeve jemi vonuar kaq shumë. Tani i kemi në proces mbi 15 mijë e 500 ndërmarrje, sot pasdite e nesër paradite pritet të kryhen të gjitha këto pagesa”, ka thënë ndër të tjera Bajrami.

Bajrami ka njoftuar se bizneset janë mbështetur deri në 290 euro për punëtor.

“Sot kemi pasur disa raste kur janë kthyer qindra pagesa për shkak të xhirollogarisë gabim. 60 milionëshi është alokuar. Kemi marr si indikator numrin e të punësuarve, mjetet u shkojnë bizneseve si lehtësim. Mbështetja për një të punësuar do të jetë rreth 290 euro, kjo varësisht prej numrit të punëtorëve”, ka thënë Bajrami./21Media