Zëvendëskryeministrja nga radhët e Nismës Albulena Balaj-Halimaj, e ftuar në emisonin “Argument Plus” tregoi se si u vendos për emërimin e saj si zëvendëskryeministres.

Tutje ajo deklaroi se për të vetmin pozicion që nuk ka vendosur partia është, pozicioni i shefit të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Ndër të tjera, Balaj-Halimaj komentoi edhe deklaratat se ajo ka lidhje familjare me bashkëshorten e Kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, duke thënë se nuk e ka vajzë të axhës ashtu siç edhe është përfolur. /21Media