Ylli uellsian i Real Madridit, Gareth Bale nuk ka pasur shumë raste të paraqitet për skuadrën nën urdhërat e trajnerit Zinedine Zidane.

Megjithatë Bale dëshiron të qëndrojë tek skuadra spanjolle deri në fund të kontratës së tij, ka raportuar The Mirror.

Ai thuhet se i ka bërë të qartë trajnerit të tij të kombëtares, Ryan Giggs se nuk do të largohet nga Santiago Bernabeu për t’u kthyer në Premier Ligë./21Media