“Balena blu” vret adoleshenten me çiften e babait

Është shfaqur sërish loja e rrezikshme virtuale “balena blu”

Viktima e rradhës është një vajzë 13-vjeçare nga Turqia. Emine Karadag u gjet e vdekur në krevatin e saj në Adana pasi kishte qëlluar veten me ciften e babait.

Adoleshentja kishte bërë disa vizatime dhe një listë të 25 gjërave që duhet të bëjë “para se të vdesë” me disa instruksione nga loja e famshme që nxit njerëzit të vrasin veten.

Ajo i kishte lënë një letër familjes ku i shkruante se “vetëvrasja është shpëtim”.

Xhaxhai i 13-vjeçares, Mahmut Karadag tha: “Ajo ishte shtrirë në krevat, kishte futur një plumb në ciften e të atit dhe ishte vetëvrarë. Nuk kishte asnjë arsye përse ta bënte këtë. Ishte një studente e shkëlqyer”.

Loja “Balena Blu” ka shkaktuar shumë vdekje në botë. U krijua në vitin 2015 në Rusi dhe konsiderohet si një lojë e rrezikshme që duhet shmangur me cdo kusht./oranews

Back to top button