Një balerinë braziliane u bë sensacion në mediet sociale me performancat e saj.

16 vjeçarja Vitoria Bueno, u lind pa duar, por kjo se pengon që të arrijë synimet e saj. Vitoria me performancat e saj po inspiron miliona persona rreth botës.

Për të filluar këtë rrugë ajo mori këshilla nga psikologu i saj, i cili e përkrahi për pasionin për këtë lloj vallëzimi. Vitoria me balet filloi kur ishte vetëm pesë vjeçe.

Tani pas kaq vitesh, ajo u bë sensacion në mediet sociale, ka mbi 150 mijë ndjekës në Instagram, ku shpesh poston video me vallëzimet e saja, përcjell rtv21.tv

Nëna e saj, kur e kishte dërguar për orën e parë të vallëzimit në balet, ishte merakosur për të. Ajo ishte merakosur se Vitoria nuk do të përshtatej në atë rreth.

Kjo ëndërr e Vitoria-s duket se nuk do të realizohej sepse vinte nga një qytet i vogël ku banorët ishin kurreshtarë për jetën e saj.

Nëna e Vitorias ka treguar se kur bija e saj ishte e vogël, njerëzit janë radhitur para shtëpisë së tyre për ta parë atë. Ajo ka thënë se akoma e kujton me dhembje këtë gjendje, se si ata persona ishin kaq të pandjeshëm.

Por Vitoria tani është 16 vjeçe, dhe është përqendruar në vallzimet e saja.

Tani, ajo është e rregullt në akademinë e baletit në Minas Gerais, dhe falë talentit të saj u bë yll në mediet sociale, e njëherësh edhe inspirim për shumë persona.

E sinkronizuar me lëvizjet e kolegeve të saja, të veshura me kostume baleti, vështirë se mund të thuhet se Vitoria nuk ka duar. Ajo madje ka thënë se ndjen sikur për to nuk ka nevojë aspak.

Veç vallëzimit, Vitoria Bueno, në mungesë të duarve, shumë punë i kryen me ndihmë të këmbëve, si psh pastron dhëmbët me brushë, artikujt në supermarket i kap me këmbë, ndërkaq edhe celularin e shfrytëzon pa problem me anë të gishtërinjëve të këmbëve./21Media