Shfaqjet fillojnë nga java e ardhshme

Shfaqjet fillojnë nga java e ardhshme

Baleti Kombëtar i Kosovës shkaku i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit  nga java e ardhshme do të fillojë transmetimin online të shfaqjeve çdo të enjte në orën 19:00, duke filluar nga premiera e fundit dhe në vazhdim premierat paraprake.

“Baleti Kombëtar i Kosovës do të filloj nga java e ardhshme transmetimin Online të shfaqjeve çdo të Enjte në orën 19:00, duke filluar nga premiera e fundit dhe në vazhdim premierat paraprake.Shpresojmë që kjo gjendje do të përfundoj sa më shpejtë që të kthehemi në normalitet dhe të performojmë para publikut tonë të dashur”, thuhet në njoftimin e Baletit.


Shfaqja “Pushimi i Kalorësve” do të transmetohet më 16 prill, në orën 19:00. /21Media