Balje denoncon për ngacmim komandantin e Policisë në Graçanicë

Balje kërkon të hetohet rasti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka denoncuar sot komandantin e stacionit policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq.
Balje ka njoftuar se denoncimi ndaj Trajkoviqit është bërë për ngacmim psikologjik ndaj një pjesëtare të policisë nga komuniteti boshnjak, Milhata Qela, e cila është në presion tash e 19 vjet nga komandanti.
“Te nderuar,Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq”, ka thënë Balje në një postim në “Facebook”.
Sipas saj, edhe pas raportimit në IPK, asgjë nuk ka ndryshuar.
“Kërkoj nga institucionet kompetente, policia dhe IPK-ja, si dhe ministria që të bëjnë përpjekje për ta hetuar këtë rast dhe për të mos lejuar që të ndodhin raste të tilla”, ka shkruar Balje./21Media

Back to top button