Në ditën kur u konfirmua aktakuza ndaj ish-zëdhënësi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-eprorit Rexhep Selimi, deputetja Duda Balje ka kërkuar falje publike për votën e saj pro themelimit të Gjykatës Speciale.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, deputetja e komunitetit boshnjak tha se ndjehet e tmerruar nga veprimet ndaj Krasniqit.

Baca Jakup është vet LIRIA! Jam thellësisht e tmerruar me format e veprimit të sotëm ndaj Baces Jakup dhe familjes së tij! Kërkoj falje publike që atëherë e votova këtë ‘gjykatë speciale’! Më vjen shumë keq, sinqerisht që votuam atëbotë!” ka shkruar Balje në Facebook./21Media