Skuadrat e futbollit Ballkani dhe Gjilani kanë dështuar të arkëtojnë nga tri pikë të plota në vazhdimin e kampionatit, pas pushimit shkaku i pandemisë me koronavirus.

Ndonëse, ishin favoritë në ndeshjet e javës 23 të Superligës, kundër Drenicës, futbollistët e Ballkanit nxorën vetëm barazim duke luajtur pa gola.

Edhe në ndeshjen tjetër Trepça’89 barazoi 1:1 si mysafir kundër Gjilanit.

Vendësit kaluan në epërsi me golin e Hajdarit në minutën 40 nga pika e bardhë, ndërsa një pikë skuadër mysafire ia siguroi Manaj në minutën 55.

Ndeshja e fundit e kësaj jave zhvillohet sonte ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt.