Ballkani dhe Drita kanë vazhduar me fitore në dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29 të Superligës së Kosovës.

Ballkani shënoi një fitore komode duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 2-0 me golat e realizuara nga Ermal Krasniqi në minutën e 35’ dhe Mirlind Daku në minutën e 76; nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër, Drita ka arkëtuar tri pikë të reja duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 Trepçën 89’.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Alidemaj në minutën e 54’ duke ia siguruar kështu skuadrës nga Gjilani tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion të Superligës së Kosovës.

Drita është në vendin e parë me 64 pikë dhe ndiqet nga Ballkani me 61 si dhe Prishtina me 60 pikë.