Drita është shpallur kampion i Superligës së Kosovës, një java para përfundimit të këtij stinori.

Skuadra nga Gjilani arriti ta fitoj titullin e tretë në histori, pas barazimit në ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballknait.

Ndeshjen e fundit, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu do ta luajë në Suharekë, ndaj Ballkanit, ndeshje ku edhe do ta pranojë trofeun e më të mirit këtë stinor.

Mirëpo, a do ta respektojë skuadra e Ballkanit, kampionin duke i bërë “Gardën e Nderit”?

Në një prononcim për KosovaPress, drejtori i skuadrës nga Suhareka Avni Bytyçi është shprehur se Ballkani do ta respektojë në maksimum kampionin, mirëpo ende nuk kanë vendosur se a do ti bëjnë “Gardën e Nderit”, skuadrës nga Gjilani.

“Të them të drejtën nuk kemi menduar fare për këtë, nuk e di si të përgjigjëm. Megjithatë në ditët në vijim do të diskutojmë dhe do të vendosim. Duhet ta respektojmë deshëm apo nuk deshëm tashmë Drita është kampion, këtë fakt duhet respektuar”, tha Bytyçi.