Fitorja e Prishtinës kundër Dritës me rezultat 2-1 si dhe ajo e Ballkanit kundër Gjilanit me rezultat minimal 1-0 e kanë bërë kampionatin kosovar të futbollit jashtëzakonisht interesant.

Kreu i renditjes tabelare tashmë është tejet i ngjeshur me Ballkanin, Dritën dhe Prishtinën që po luftojnë me të gjitha forcat për titullin kampion të këtij edicioni.

Ballkani është lider i tabelës me 64 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë kurse Prishtina renditet e treta me 63 pikë.

Ky është njëri nga kampionatet më interesante të futbollit në Superligën e Kosovës në vitet e fundit.

Llapi nga ana tjetër triumfoi ndaj Trepçës 89’ me rezultat 2-1.