KF Ballkani reagoi pas zhvillimeve në Gjilan që ndodhën pas ndeshjes derbi ndërmjet KF Gjilanit dhe KF Prishtinës,

Ballkani përmes një postimi në Facebook dënoi sjelljen e Policisë ndaj trajnerit të Prishtinës, Armend Dallkut.

“Kjo është e pa pranueshme të ndodhë në kohën kur më së shumti kemi nevojë të promovohen vlerat tona sportive . Policia duhet t’i mbrojë akteret e ndeshjes e jo t’i sulmoj ata!Ju lutemi mos t’i humbasim njerëzit që investojnë në sport dhe rininë tonë”, thuhet ndër të tjera në reagimit e KF Ballkanit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Dallku me disa futbollistë kërkuan sqarime nga gjyqtarët e ndeshjes, Kreshnik Vula (kryesori) dhe Edmond Zeqiri (anësor) për shkak të dyshimeve rreth disa vendimeve të tyre.

Policia e Kosovës reagoi ndaj Dallkut dhe futbollistëve, ndonëse nuk ishin duke rrezikuar sigurinë e gjyqtarëve duke i spërkatur me sprej.