Ballkani mposht Gjilanin, Prishtina e fortë për Trepçën ’89

Ballkani e ka fituar me lehtësi më të madhe se sa pritej derbin e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Gjilanit.
Kampioni në fuqi triumfoi në Gjilan me rezultat 3-0 me golat e realizuara nga Krasniqi (2) dhe Bajram Jashanica.
Me po të njëjtin rezultat e ka mposhtur edhe Prishtina Trepçën ’89. Për skuadrën e Ismet Munishit golat u realizuan nga Uka, Useini dhe Bytyqi.
Ndërsa ndeshje tjetër, ajo ndërmjet Malishevës dhe Llapit është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Back to top button