Ballkani mposht Malishevën

Ballkani ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.
Kampioni aktual i Kosovës ka vazhduar me fitore në kampionat, duke siguruar triumfin e katërt radhazi.
Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 21 pikë apo tri më pak se Drita, por me dy ndeshje më pak të luajtura, ndërsa Malisheva renditet e nënta me tetë pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, kampioni luan në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Malisheva udhëton te Drenica./21Media

Back to top button