Ballkani është rikthyer te fitoret duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-1, pas dy barazimeve radhazi ndaj Drenicës dhe Flamurtarit. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Jetmir Topalli i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19’ duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 23’ me Arb Manajn nga penalltia të cilën e fitoi vet.

Epërsinë e suharekasve e riktheu Ermal Krasniqi në minutën e 78’ pas asistimit të nga Blendi Baftiu.

Për rezultain 3-1, shënoi sulmuesi gjilanas Mirlind Daku në minutën e 87’ pas asistimit nga Besnik Krasniqi.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e tretë me 49 pikë.

Kurse Trepça ’89 mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë./kallxo.com