Ballkani e ka shkarkuar Ismet Munishin nga posti i trajnerit.

Pas 18 muajve në krye të skuadrës, klubi i Ballkanit vendosi që të shkarkojë Munishin, pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Gjilanit.

Tashmë është e ditur se skuadra bëri disa transferime të mëdha në verën e këtij viti, mirëpo trajneri nuk ka arritur të kënaq kryesinë e klubit.

Si pasojë e rezultateve të dobëta, ka ardhur edhe shkarkimi i Munishit, e që pritet të vije edhe konfirmimi zyrtar.