FC Ballkani  ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin e Skenderbeut, Nazmi Gripshi.

“Jam i lumtur qe u bëra pjesë e klubit të FC Ballkani, falenderoj presidentin Takaj për besimin e dhënë të deritanishëm. Kurse tani shfletojmë një faqe te re, ku falenderoj z.Arsim Kabashi për vlerësimin dhe dëshiren e tij që të bëhem pjesë e FC Ballkani-t”, deklaroi Gripshi për faqen zyrtare të klubit.

Me këtë rast futbollisti nga Durrësi nënshkruan për dy vite me klubin nga Suhareka.

Gripshi bëhet futbollisti i dytë që transferohet nga Skënderbeu i Korçës te Ballkani. Bajram Jashanica bëri një lëvizje të tillë kohë më parë.