Lideri i tabelës, Ballkani ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 15-të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur Arbërinë me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar të hënën me fillim nga ora 13:00. Bafdiu dhe Daku i dhanë epërsinë e dyfishtë vendasve, para se Arbëria të ngushtonte epërsinë përmes golit të realizuar nga Bahtiri.

Në ndeshjen tjetër, Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Drenicës me rezultat minimal 0-1 ku golin e vetëm e ka realizuar Ramadani në minutën e 89-të të ndeshjes.

Pas xhiros së 15-të, Ballkani mbetet lider me 35 pikë, i ndjekur nga Drita me 30 pikë në vendin e dytë.