Mario Balotelli u paraqit në qendrën sportive “Torbole Casaglia” mëngjesin e kësaj të marte në shoqërinë e një miku, rreth orës 08:40 të mëngjesit, 20 minuta para nisjes së stërvitjes por, pas një diskutimi të shkurtër në telefon me një pjesëtar të klubit, atij iu ndalua hyrja.

Sulmuesi, para se të kthehej në makinë për të shkuar në shtëpi, iu drejtua reporterëve të pranishëm duke komentuar “Tani thoni që nuk dua të stërvitem!”.

Përplajsa mes Balotellit dhe klubit të Massimo Cellinos vazhdon po arrin një tjetër kulm, pas mosmarrëveshjeve të ditëve të fundit. Drejtuesit e Brescias e kanë thirrur për të ndërprerë kontratën në mënyrë të njëanshme, por vendimi do të merret nga institucionet përkatëse

Pozicioni zyrtar i Brescias, ndërkohë, është ky: dje, në mbrëmje, rreth orës 21:30, Balotelli dërgoi përsëri një vërtetim nga mjeku i tij i përgjithshëm, sipas të cilit ai ishte shëruar.

Por, për arsye administrative, e-maili mbërriti jashtë orarit të punës, duke e bërë të pamundur komunikimin. Prandaj, për shkak të mungesës së kohës teknike, nuk ishte e mundur që qendra sportive të hapej për Balon. Një pretekst për t’i treguar sulmuesit se nuk mund të ketë më vend në klub. Të mërkurën, gjithsesi, mund të paraqitet sërish për stërvitje./kp