Një qytetar i Prishtinës dje organizoi ndreqjen e rrjetit të ndriqimit të ulët në lagjen e vet

Një qytetar i Prishtinës dje organizoi ndreqjen e rrjetit të ndriqimit të ulët në lagjen e vet

Atë që nuk e bëri Komuna tash e një vit, e bëri një qytetar- banor në Kodrën e Diellit në Prishtinë. Ai dhe ca banorë të tjerë u vetorganizuan, paguan nga fondet familjare një kompani kompetente që ta rregullojnë rrjetin elektrik të ndriqimit të ulët në këndin e lodrave dhe pushimit. Aty edhe kèta muaj në terr gjatë pandemisë, grumbullohen njerëz të moshave të ndryshme, ditën fëmijët, në mbrëmje më të moshuarit…
Siç merr vesh Portali 21 Media, komuna e Prishtinës ka muaj që nuk ka kompani të kontraktuar për mirembajtjen e këtij ndriqimi dhe se, siç na tha nënkryetari i Komunës, z.Muhedin Nushi, së shpejti pritet rezultati i tenderimit…
Kjo që bëri ky qytetar e të tjerë si ai, shembull i mirë se si duhet vlerësuar se prona dhe jeta nuk janë vetëm deri te pragu i shtëpisë por gjithandej…/21Media