Pulat bashkojnë forcat për të vrarë një dhelpër

Pulat bashkojnë forcat për të vrarë një dhelpër

Pulat në një fermë të një shkolle në veriperëndim të Francës, besohet se i kanë bashkuar forcat për të vrarë një dhelpër.

Incidenti i pazakontë ka ndodhur pasi dhelpra që ishte 5 ose 6-muajshe ka hyrë brenda hapësirës ku ishin 3 mijë pula përmes një hyrjeje automatike dera e së cilës ishte mbyllur menjëherë.

Kreu i fermës në shkollën e agrikulturës “Gros-Chene”, Pascal Daniel ka thënë se e kanë gjetur dhelprën në një cep të fermës me shenjat në trup të shkaktuara nga sqepat e pulës.

Daniel ka thënë se pulat janë të frikshme, kur u bënë bashkë dhe dhelpra ishte e tmerruar kur e ka parë veten brenda asaj hapësire.