Protesta do fillojë në orën 18:00

Protesta do fillojë në orën 18:00

Banorët e lagjes ‘Mati 1’ të Prishtinës kanë paralajmëruar për sot një protestë kundër Komunës së Prishtinës.

Protesta do të mbahet tek hyrja në rrugën “Muharrem Fejza”, ndërkaq banorët bëjnë të ditur se do të protestojnë si pasojë e pakënaqësive dhe neglizhencës së tyre nga ana e Komunës së Prishtinës.

Protesta është paraparë të fillojë në orën 18:00 dhe të mbarojë në 18:30.