Banorët e lagjes “Qendra”, për të dytën herë po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për parkingjet e stërngarkuara dhe shërbimet komunale.

Me dhjetëra banorë të rrugës “Rexhep Luci”, në Prishtinë të premten kërkuan që kjo hapësirë mos të shfrytëzohet për parking publik, meqë sipas tyre kjo zonë është kthyer në katrahurë.

Ndër të tjera, shprehën shqetësimin për zhurmën që shkaktojnë kafiteritë gjatë tërë natës. Ata kërkuan që të mbahet një mbledhje me banorët dhe të gjendet një zgjidhje, meqë sipas tyre kryetari Shpend Ahmeti nuk po bën një gjë të tillë.

Banorët rezidentë të kësaj lagje thanë se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë me protesta, madje sipas tyre nëse do të jetë nevoja edhe do eskalojnë me protesta./kp