Banorët e Malishevës në hall me rrymën
21 Dhjetor 2020
Banorët e Malishevës që 10 ditë po kanë probleme me energji elektrike. Ata po ankohen se ndërprerjet e shpeshta të rrymës janë duke shkaktuar probleme të shumta.
Lidhur më këtë ka reaguar edhe Komuna e Malishevës duke thënë se energjia elektrike është e domosdoshme për të gjitha amvisëritë dhe për të gjitha bizneset.
Komuna e Malishevës, kërkon nga KEDS, përmirësimin e shërbimeve të tyre në raport me qytetarët, sidomos në këtë periudhë, kur vijnë për pushime edhe mërgimtarët.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhalën, i cili shkurt tha se “ka mbingarkesa”.
KEDS tutje nuk ka dhënë detaje se kur pritet të rregullohet ky problem./21Media