Banorët e Siniçanit në Maqedoninë e Veriut i zbardhi edhe dita duke e shprehur revoltën për ndërprerjen e punimeve për ujësjellësin.

“Më shumë se 24 orë po protestojmë. Prej dje në ora 10 tash është bërë më shumë se 24 orë”.

“Nuk e dimë saktësisht çfarë do të bëhet, por presim jozyrtarisht ndonjë urdhër. Të largohen nga këtu policët që po e pengojnë punën. Tjetër çka gjithçka është në rregull”.

“Sonte këtu na keni neve. Pa shkuar të gjithë, nuk ikim as ne”.

Kanë marrë edhe tenda për t’u mbrojtur dhe ushqim rezervë.

Thanë se nën qiell të hapur do ta presin edhe festën e bajramit.

“Ska shansë të hiqemi”.
A do të jeni këtu për bajram?
“Po, po. Kthim prapa nuk ka”

Gjatë gjithë kohës po i shoqëron edhe kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili.

“Kanë qenë edhe inspektorët në vendgjarje. Çdo kush bën punën e vetë. Ne qëndrojmë këtu gati 30 orë dhe jemi të vendosur se do të qëndrojmë këtu deri sa të marrim përgjigje kompetente nga organet përgjegjëse”, u shpreh kryetari i Bogovinës, Albon Xhemaili.

Nga Inspektorati njoftuan se do të inspektojnë edhe në fshatin tjetër prej ku duhet të marrë ujin Siniçani, Urviç.

“Edhe përpos asaj se ka vendim nga inspektorati shtetëror, sanitar dhe shëndetësor për mos shfrytëzimin e gypit të vjetër të ujit të pijshëm, pasi është konstatuar prani e bakteres, jemi takuar me kryetarin e Komunës dhe t’i takojmë edhe përfaqësuesit e bashkësisë lokale të fshatit tjetër Urviçi që të shohim a është kërkesë e tyre ndërprerja e punimeve apo ka edhe diçka tjetër që ne nuk e dimë”, theksoi Rahim Musliu, inspektor komunal.

Se uji, me të cilin furnizohet Siniçani deri tash është i dëmshëm, ka konstatuar specialisti i Institutit të Shëndetit Publik – Tetovë, Ratko Davidovski.

“Siniçani furnizohet me ujë më të pasigurt në gjithë territorin e Tetovës. Ne në përputhje me programin kryejmë kontrolle të rregullta por nuk është e mjaftueshme. Tani komuna ka marrë përsipër të bëjmë marrëveshje për kontrolle të rregullt të ujit për pije por uji për pijë është edhe mikrobiologjik dhe kimik nuk është në rregull dhe ka gjatë kohë që nuk është për përdorim”, deklaroi Ratko Davidovski, Specialist në ISHP-Tetovë.

Ai tha se ka rrezik edhe për paraqitjen e shumë sëmundjeve të cilat bartën përmes ujit të cilat manifestohen dëmtime gastrointestinale, nga vjellje dhe bark qitje dhe të mos flasim për më të sëmundje më të rënda siç është esheriakoli.

Banorët e Siniçanit dolën në protestë, për shkak se policia ka ndërprerë punimet për ndërtimin e ujësjellësit. Dje nga Sektori i Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike e Tetovës thanë se policia duhet të tërhiqet, por forcat policore ende janë të pranishme në Siniçan, raporton TV21./21Media