Banorët ikin ndërsa vullkani nxjerr re të mëdha hiri

Banorët në ishullin Java të Indonezisë kanë ikur nga një shtëllungë e madhe hiri pasi një vullkan aktiv shpërtheu për herë të dytë këtë muaj.
Sipas zyrtarëve, nuk është raportuar ende për viktima dhe evakuimet janë duke u zhvilluar, transmeton rtv21.tv.
Ndërkohë një organ monitorues lëshoi një paralajmërim për linjat ajrore për një re hiri që ngritej deri në 15,000 m.
Thoriqul Haq, një zyrtar lokal, i tha Reuters se një rrugë dhe një urë nga zona në qytetin e afërt të Malang ishte shkëputur.
Mali Semeru është ndër 130 vullkanet aktive të Indonezisë./21Media

Back to top button