Franca kalon fazën e grupeve

(Lajm i përditësuar)
Franca ka fituar përballë Danimarkës në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit D.
Francezët të shtunën mposhtën danezët me rezultatin 2:1.

Kylian Mbappe ishte më meritori në fitoren e Francës me dy gola të shënuar.
Franca kalon tutje me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. Në vendin e dytë është Australia me tri pikë.

Barazohet rezultati mes Francës e Danimarkës, shënon Christensen
Epërsia e francezëve kundër Danimarkës zgjati vetëm shtatë minuta.
Kombëtarja e Danimarkës ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në ndeshjen kundër Francës, falë golit të Andreas Christensen, raporton KosovaPress.
Christensen shënon në minutën e 68’ për 1:1.

Back to top button