Lyon është gati për ta rikthyer në skuadër mbrojtësin Samuel Umtiti.

Qendërmbrojtësi francez u largua katër vite më parë nga Lyon për t’iu bashkuar Barcelonës për 25 milionë euro.

Por ai tani nuk bënë pjesë në planet e katalunasve dhe Lyon dëshiron ta rikthejë përsëri në Ligue 1.

Interesimi i Lyon për Umtitin ka bërë që Barcelona të rihapë negociatat për transferimin e Memphis Depay nga skuadra franceze.

Sipas asaj që ka raportuar L’Equipe, dy skuadrat kanë rihapur negociatat dhe po bisedojnë për shkëmbimin e lojtarëve.

Vlera e lojtarëve është e njëjtë dhe Barça e Lyon mund të shkëmbejnë lojtarët kokë më kokë pa pasur nevojë të shtojnë para.