Prioriteti kryesor i katalunasve është mbrojtësi i Arsenalit Hector Bellerin, mirëpo marrëveshja po duket e vështirë pasi Topçinjtë nuk dëshirojnë të shesin

Prioriteti kryesor i katalunasve është mbrojtësi i Arsenalit Hector Bellerin, mirëpo marrëveshja po duket e vështirë pasi Topçinjtë nuk dëshirojnë të shesin

Barcelona në ndërkohë po konsiderojnë një transferim të mundshëm të anësorit të Juventusit Juan Cuadrado i cili nuk dëshiron të paraqitet si mbrojtës për Juventusin, dhe Zonja e Vjetër mund ta shesë atë për një shumë rreth 30 milionë euro, shkruan rtv21.tv.

Mirëpo prioritet tjetër i Blaugranëve është edhe transferimi i Marco Verratit nga PSG, që pritet t’i kushtojë spanjollëve rreth 80 milionë euro, kështu që do të ishte mirë që të kursejnë në mënyrë që të arrijnë transferimin e top prioriteteve të tyre./21Media