Përpos që po luftojnë për vendin e parë në ligë, Barcelona e Real Madrid garojnë edhe në transferimin e futbollistëve.

E fundit që doli fitimtare është Barcelona, pasi sipas gazetës Marca ata kanë arritur transferimin e supertalentit 16 vjeçar nga Rayo Vallecano, Fabian Luzzi.

Përpos Real Madridit i lidhur me një transferim të mundshëm të të riut ishte edhe Atletico Madrid, por blaugranët arritën marrëveshje për ta sjellë atë në Camp Nou.

Konfirmimi zyrtar për transferimin e Luzzit pritet në ditët në vazhdim./21Media