Ronald Koeman nuk beson që Barcelona është më e fortë se rivalët e tjerë që janë në garë për titullin e La Ligas këtë sezon, respektivisht rivalët si Atletico Madridi, Real Madridi dhe Sevilla.

Barcelona, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, me fitoren e mbrëmshme kundër Getafes me rezultat të thellë 5:2, u ngjit në pozitën e tretë në tabelë, me vetëm pesë pikë larg liderit Atletico Madridit.

Kampioni i Copa del Rey të këtij sezoni, ka një pikë më shumë se vendi i katërt Sevilla dhe dy pikë më pak se vendi i dytë Real Madridi.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, trajneri i Barçës, Ronald Koeman foli në një konferencë për media, ku tha që nuk mendon që skuadra e tij është më e fortë se rivalët e tjerë në La Liga.

“Unë nuk mendoj që ne jemi më të fortë se tre skuadrat e tijera, Real Madridi, Atletico dhe Sevilla. Edhe ata janë duke fituar ndeshje, dhe të gjithë kemi ndeshje të vështira për t’i zhvilluar. Lufta për titull do të jetë deri në ditën e fundit të kampionatit”, tha Koeman.